Fernando Santos, trajneri i ri i Portugalisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2014 | 15:05

Fernando Santos, trajneri i ri i Portugalisë

trajneri grekPas largimit të Paulo Bentos, stoli i Portugalisë ka një trajner të ri: Eshtë Fernando Santos, ish-tekniku i Greqisë në Botërorin e fundit, Brazil 2014. Pas dështimit në Botërorin e fundit dhe humbjes me Shqipërinë në kualifikuesen e parë të “Euro 2016”, Paulo Bento është larguar me një akord të dyanshëm nga kombëtarja portugeze. Sot, në faqen zyrtare të web-it të federatës luzitane është prezantuar trajneri i ri, i cili ka për detyrë të ringrejë skuadrën dhe të arrijë kualifikimin në evropianin e ardhshëm. Prezantimi i teknikut të ri do të bëhet nesër, 24 shtator, në orën 12:30. Përveç kombëtares greke, Santos ka qenë trajner edhe i Estorilit, Estreia da Amadoras, Portos, AEK Athinë, Panathinaikos, Sporting Lisbona, Benefika dhe PAOK të Selanikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"