Fernando Alonsos i ndodh e papritura, i ndërpret garën në Formula 1… mbështjellësja e sanduiçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 20:25

Fernando Alonsos i ndodh e papritura, i ndërpret garën në Formula 1… mbështjellësja e sanduiçit

Piloti i Formula 1, Fernando Alonso e filloi mirë rikthimin e tij, me makinën Alpine, ku kishte një fillim të shkëlqyer, në kualifikueset e Çmimit të Madh të Bahreinit.

FERNANDO ALONSO

Megjithatë pavarësisht garës së shkëlqyer që po bënte, Alonso raportoi një problem me frenat te makina e tij dhe për këtë arsye duhej të tërhiqej nga gara. Ajo që u zbulua më pas, ishte me të vërtetë e çuditshme. Shefi ekzekutiv i makinës Alpine, Marsin Bukovski, zbuloi se në frenat e makinës ishte futur një mbështjellëse sanduiçi, e cila shkaktoi probleme në makinë.

“Pas ndalesës së parë në bokse, ne kishim një problem të vogël të makinës, që na detyroi të ulnim performancën. Pas ndalesës së dytë, një mbështjellëse sanduiçi kishte ngecur në tubin e frenave, duke ngritur kështu temperaturën dhe shkaktoi probleme në sistemin e frenimit. U tërhoqëm nga gara për çështje sigurie”, tha Budkovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"