Fernando Alonso rikthehet në Formula 1, ja për cilën skuderi do të garojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 18:28

Fernando Alonso rikthehet në Formula 1, ja për cilën skuderi do të garojë

Fernando Alonso  rikthehet në Formula 1. Ai do të garojë për Renaultin në edicionin e vitit të ardhshëm. Kampioni i dyfishtë i botës, tashmë ka firmosur, ndërsa zyrtarizimi do të vjen së shpejti, ka njoftuar BBC.

skysports-fernando-alonso-f1_4861351

Spanjolli Alonso tashmë në moshën 39-vjeçare, do të rikthehet te skuderia me të cilën fitoi titujt e kampionit dhe për të cilën ka garuar në dy periudha në karrierë.

Alonso është larguar nga F1 në vitin 2018, kurse do të bëj tentimin e tretë për të fituar në Idnianapolis 500 me McLarenin në gusht.

auto_Fernando-Alonso-PA1594133621

Piloti spanjoll do të jetë partner i francezit Esteban Ocon dhe do të zëvendësoj australianin Daniel Riçarardo, që do të kaloj te McLareni në fund të edicionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"