Fernandes: Na duhet një numër i madh tifozësh, ndaj Skënderbeut nuk do të jetë aspak e lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 15:44

Fernandes: Na duhet një numër i madh tifozësh, ndaj Skënderbeut nuk do të jetë aspak e lehtë

Pjesëmarrja në grupet e Europa Ligës dy vite më parë ka bërë që Skënderbeu të konsiderohet një kundërshtar i rrezikshëm për kroatët e Dinamos së Zagrebit. Jo vetëm trajneri, por edhe lojtarët e skuadrës kroate janë të bindur që nuk do të jetë një sfidë e lehtë për të kaluar Skënderbeun.

fernandes dinamo zagreb

“Agresiviteti dhe pjesëmarrja e lartë e mediave në konferencë është një shenjë e vogël dalluese që nuk do të luajmë ndeshje të lehtë. Di të them që mbështetja e tifozëve në numër të madh do të jetë diçka e rëndësishme për ne”, është shprehur Xhunior Fernandes që ka shoqëruar trajnerin e Dinamos së Zagrebit në konferencën për shtyp. Më tej, ai ka treguar respekt dhe ka vlerësuar korçarët.

“Nuk ka asnjë dyshim që do të jetë një kundërshtar i vështirë dhe ne jemi stërvitur maksimalisht dhe me shumë seriozitet për këtë përballje. Ne duhet të bëjmë më të mirën tonë në rast se duam që të shkojmë më tej. Të jem i sinqertë, nuk e kam ndjekur Skënderbeun por së fundmi kemi parë disa ndeshje që ata kanë luajtur.

Sipas meje, kjo sfidë nuk mund të krahasohet me dy përballjet e dy viteve më parë, pasi të dyja skuadrat kanë pësuar ndryshime të mëdha. Sudani? Është shumë i rëndësishëm për ne, por mungesa e tij nuk më vendos vetëm mua përballë përgjegjësisë, por të gjithëve. Jam rikthyer nga Turqia me shumë dëshirë për të luajtur me Dinamon”, ka deklaruar Ferndandes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"