Ferhan Hasani pret me padurim të zbresë në fushë, ndaj Vllaznisë vendos Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 14:47

Ferhan Hasani pret me padurim të zbresë në fushë, ndaj Vllaznisë vendos Daja

Thuajse tre muaj si pjesë e Partizanit, por vetëm 9 minuta në fushën e lojës. Tri ndeshje i grumbulluar me Maqedoninë e Veriut, plot 30 minuta. Jo më kot, shumë pikëpyetje janë ngritur mbi afrimin më të bujshëm të merkatos së janarit, Ferhan Hasani.

Ferhan-Hasani

Tifozët e kuq e duan “Buban” në fushë, por problemet fizike kanë bërë që fantazisti të qëndrojë më shumë në stolin e rezervave dhe në tribunë me trajnerin Daja, që nuk ka vendosur të rrezikojë me gjendjen e tij. Me këshillim të stafit mjekësor, normalisht, por kur Hasani do të jetë i rëndësishëm për të kuqtë? Pas 30 minutave me Maqedoninë dhe lënies pas të dëmtimit (tërheqje muskulore), është në dorën e Dajës tashmë që të duhet të vendosë për aktivizimin e 30-vjeçarit.

Vetë Ferhan Hasani po pret me padurim që të zbresë në fushën e blertë dhe të jetë i rëndësishme dhe kur më mirë se sa kundër Vllaznisë. Një sfidë që mund të vendosë edhe fatet e sezonit për Partizanin, pasi është një duel kreu. Mundësia ideale për Hasanin që të bëjë diferencën dhe të tregojë edhe një herë tjetër se ai pompim i ardhjes së tij në janar, nuk ishte thjesht një pompim mediash e tifozësh, por një goditje e zgjuar dhe një afrim që justifikon koston financiare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"