Ferguson: Më vjen keq për Vengerin, gafë po e larguan nga Arsenali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2017 | 10:13

Ferguson: Më vjen keq për Vengerin, gafë po e larguan nga Arsenali

Në gjithë këtë situatë të krijuar rreth tij, Arsen Venger, ka dikë që solidarizohet me të: ish-rivali i tij Sër Aleks Ferguson. Ish-trajneri i Mançester Junajtid paralajmëron Arsenalin për vendimin që mund të marrë këtë verë, duke mos ia rinovuar kontratën.

sir-alex-ferguson-arsene-wenger-manchester-united-arsenal_3790119

“Unë shpresoj që ky të mos jetë viti i tij i fundit, sepse stabiliteti që një trajner si Venger i ka sjellë Arsenalit është i krahasueshëm me atë të Brajën Klafit te Notingem Foresti apo timin te Mançester Junajtid. Nuk ka prova që shkarkimi i një trajneri sjell sukses.

Por prova ka që Venger, ashtu si unë edhe Klafi, mund të sjellin suksesin afatgjatë. Situata momentale është qesharake. A e kuptojnë ata se çfarë pune ka bërë Arsen?”, tha skocezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"