Ferdinand sulmon Ramosin: T’i vijë turp, unë nuk do e shikoja dot tim bir në sy!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2017 | 10:55

Ferdinand sulmon Ramosin: T’i vijë turp, unë nuk do e shikoja dot tim bir në sy!

Rio Ferdinand ka folur me ashpërsi ndaj kapitenit të Realit të Madridit, Serxho Ramos, për reagimin e tij në momentin që Kuadrado e shkeli, incident i cili solli kartonin e dytë të verdhë për mesfushorin e Juventusit në finalen e Kardifit. Kolumbiani u duk sikur aksidentalisht shkeli në këmbën e mbrojtësit në minutën e 84-t.

ferdindand

Gjatë komentit në televizionin “BT Sport”, ish-mbrojtësi i kombëtares angleze dhe Mançester Junajtid, komentoi: “Serxho Ramosit duhet t’i vijë turp! Kur ta shohë të nesërmen, do t’i vijë pa diskutim turp. Nëse im bir do të më shikonte mua ta bëja këtë, atëherë mua do të më vinte shumë turp kur ta shikoja në sy. Ramosi është një lojtar i klasit botëror, por gjesti i tij është i padenjë.”

ramos1

ramos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"