“Fenomeni” Nuabueze, sulmuesi shënon më shumë se 4… ekipe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 12:42

“Fenomeni” Nuabueze, sulmuesi shënon më shumë se 4… ekipe

Kirian Nuabueze është fenomeni i kampionatit shqiptar. Një sulmues që çdo skuadër do ta donte. Shënon sa herë i jepet mundësia, madje edhe kur mbrojtjet kundërshtare “thurin” strategji për ta neutralizuar. Shifrat janë mbresëlënëse. Pas 12 javësh të luajtura ka shënuar po aq gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i Laçit dhe Kategorisë Superiore. 

nUABUEZE

Një mesatare me 1 gol për ndeshje dhe momentalisht pa ndonjë rival “kërcënues”, pasi edhe Vasil Shkurtaj ka 5 rrjeta më pak se ai. Në Laç mund të krenohen me nigerianin me pasaportë amerikane, pasi ai shënon më shumë se 4 skuadra të elitës së futbollit tonë. Mjafton të shohësh kolonën e golave të shënuar dhe e kupton një gjë të tillë. “Bomberi” 26- vjeçar është më efektiv se Luftëtari, Teuta, Flamurtari dhe Vllaznia.

Nuabueze

Gjirokastritët pasi janë 1080 minuta kanë shënuar sa gjysma e numrit “9” të bardhezinjve, pra vetëm 6 gola. Teuta që ka pretendime të mëdha ka realizuar vetëm 8 herë deri më tani, Flamurtari i vendit të fundit ka 9 gola dhe Vllaznia 11. Me këtë ritëm dhe mbi të gjitha nëse nuk ndalet, duket se “Këpucën e Artë” do ta privatizojë në fundin e sezonit 2019-2020.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"