Fenomeni Ngoo: Nuk jam egoist, mundim çdo kundërshtar. Ja pse ia lashë penalltinë Grecës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 21:11

Fenomeni Ngoo: Nuk jam egoist, mundim çdo kundërshtar. Ja pse ia lashë penalltinë Grecës

Majkëll Ngoo është “fenomeni” i ri i Kategorisë së Parë. Gjiganti i sulmit të Tiranës dëshmoi dje që jo vetëm njeh mirë portën dhe bën diferencën në fushë, por është edhe altruist. Di të ruajë më së miri balancat, madje edhe kur e nis nga stoli nga ka kurrë hatërmbetje dhe sigurisht që këto janë virtyte të një lojtari të madh. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, anglezi u shfaq më shumë se i lumtur për pikët se sa për golat. Ai zbulon arsyen pse ia la penalltinë e dytë Grecës, ndërsa paralajmëron Kukësin.

ngoo

Majkëll vazhdoni të udhëhiqni Tiranën drejt fitoreve, shënuat dy gola dhe fituat penallti…

Jam i lumtur që skuadra ia doli dhe nuk e diskutoi marrjen e pikëve të plota, gjë që na e tha edhe trajneri. Jam i lumtur edhe që shënova dhe dy gola të tjerë për Tiranën, por për mua e rëndësishme është paraqitja e mirë e skuadrës.

A jeni gati për Kukësin dhe sa shërbeu kjo fitore me Tomorin për të realizuar qëllimin e mesjavës?

Sigurisht që jemi gati për Kukësin dhe çdo ndeshje që na pret deri në fund të sezonit. Trajneri kërkon gjithnjë më të mirën nga ne dhe të gjithë po punojmë shumë fort në stërvitje. Kur trajneri të hedh në fushë, të gjithë duan të japin 100%.

Ishte Tomori një kundërshtar i vështirë për ju?

Tomori ka një skuadër të mirë, të fortë, ku do të veçoja dy qendërmbrojtësit. Ishin realisht të fuqishëm. Por, skuadra jonë ka më shumë kualitete, kryesisht në mesfushë dhe në krahë. Jemi mjaftueshëm të fortë, jo vetëm për të mundur Tomorin, por çdo skuadër tjetër në Shqipëri.

Shpresoni që, në përfundim të sezonit, të jeni golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë?

Për mua, është shumë e rëndësishme që të shënoj, sepse jam sulmues. Por, në radhë të parë, dua që të fitojë Tirana dhe të jetë e suksesshme. Ndaj Tomorit shënova, por për mua ishte një fitore falë paraqitjes së mirë të skuadrës. Pra, ishte një fitore grupi. Nuk jam egoist, luaj që skuadra të fitojë. Nëse skuadra është e gëzuar, edhe unë jam i lumtur.

ngooo

Mund të na sqaroni, pse ia latë Grecës që ta gjuante penalltinë?

Mund të kisha shënuar fare mirë, por siç e shpjegova, nuk jam egoist. Futbolli është një lojë skuadre. Është e rëndë- sishme që të gjithë lojtarët të fitojnë besimin në vetvete. Unë e kam fituar tashmë. Është bukur të shënosh çdo ndeshje, por edhe nëse nuk shënoj unë, po dikush tjetër, do t’i gëzohesha njësoj fitores së Tiranës.

A mund të konsiderohet si një nga fitoret më të shëmtuara atraktive të Tiranës në këtë kampionat?

Mbase. Por, duke parë rezultatin përfundimtar, nuk mendoj se duhet thënë se duhet të luajmë më mirë.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"