“Fenomeni” kutjon me nostalgji momentin më të bukur në karrierë: U ngritën të gjithë në këmbë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 15:42

“Fenomeni” kutjon me nostalgji momentin më të bukur në karrierë: U ngritën të gjithë në këmbë…

Ronaldo “Fenomeni” padiskutim që është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Ish-lojtari brazilian tashmë ndodhet në pozitën e presidentit te skuadra e Real Vajadolid, por duket se kohën kur ka qenë futbollist ai e kujton me nostalgji.

former_brazilian_player_ronaldo_cheers_the_fans_prior_tothe_2018_823909

Kështu ai është rrëfyer për “Sky Sport” ku ka treguar momentin më të veçantë në karrierën e tij duke thënë: “Të luash për Realin është ëndërr, siç është edhe të veshësh fanellën e Brazilit. Kujtoj që një nga momentet më të bukur të jetës sime është ndeshja e Championsit kundër Manchester Junajtid në “Old Trafford”.

Ishte ndeshje e bukur dhe e hapur, ku shënova tre gola. Por më e bukura ishte kur u zëvendësova. Tifozët bënë një “standing ovation” për mua. Të gjithë në këmbë, nuk e prisja. U surprizova nga reagimi spontan i kundërshtarëve të mi. Ishte diçka magjike. Futbolli është gjithçka dhe kur shoh pas, për mua është një krenari ajo që kam bërë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"