Feniks fluturon në Perëndim, 7 fitore radhazi për Sakramenton në NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 14:12

Feniks fluturon në Perëndim, 7 fitore radhazi për Sakramenton në NBA

NBA ka luajtur katër takimet e radhës të sezonit të rregullt në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Spikat ecuria fantastike e Sakramentos, që ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi.

nba

“Kings” këtë herë triumfuan në transfertë ndaj Memfis me rezultatin 109-113, sukses që i afron edhe më shumë me kreun në Lindje. Fox me 32 pikë, 8 ribaunde dhe 6 asiste ishte më i miri për Sakramenton në këtë takim.

Ndërsa për “Grizzlies” nuk mjaftoi Morant, autor i 34 pikëve. Feniks ka marrë një sukses në shifrat 115-105 kundër Lejkërs, duke u ngjitur në krye të renditjes në Perëndim. Kjo ishte fitorja e tretë në katër ndeshjet e fundit për “Suns”, takim ku vendësit u udhëhoqën nga Booker dhe Bridges, me nga 25 pikë secili. Për Lejkërs nuk mjaftoi paraqitja e jashtëzakonshme e Davis, autor i 37 pikëve dhe 21 ribaundeve. Në ndeshjet e tjera, Filadelfia triumfoi ndaj Bruklin 115-106, ndërsa Detroit mposhti në transfertë Denverin 108-110.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"