Fenerbahçe ka vendosur të shesë Muriqin, klubet e interesuara duhet t’i bëjnë llogaritë mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 16:21

Fenerbahçe ka vendosur të shesë Muriqin, klubet e interesuara duhet t’i bëjnë llogaritë mirë

Vedat Muriqi bën pjesë në listën e shitjeve të klubit të Fenerbahçes, por klubi turk nuk do të dëgjojë oferta nën 25 milionë euro, raporton “Daily Sabah”.

Muriqi

Koronavirusi ka sjellë pasoja jo fort të lehta për arkat e klubeve në përgjithësi, kështu që drejtuesit e Fenerbahçes do të përpiqen të fitojnë sa më shumë nga xhevahiri i ekipit.

MURIQI

Raportim vazhdon më tej duke treguar se Totenhemi është shumë aktiv në marrjen e informacionit për sulmuesin kosovar, ndërsa Napoli ka shkuar deri atje sa po bën gati një ofertë prej 20 milionë eurosh, që përsëri është nën atë që dëshiron klubi turk.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"