Fenerbahçe gati të shesë 3 lojtarë për të shpëtuar nga kriza, vlera e Vedat Muriqit rritet ndjeshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 22:39

Fenerbahçe gati të shesë 3 lojtarë për të shpëtuar nga kriza, vlera e Vedat Muriqit rritet ndjeshëm

Klubi i Fenerbahçes po mendon që të shesë 3 lojtarë të tij kryesorë për sezonin e ardhshëm. Njëri prej tyre është dhe sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.

0x0-ersun-yanaldan-vedat-muriqiye-carpici-uyari-1582407660036

Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit të njohur turk janë ulur në tavolinë për të diskutuar zgjidhjen e ngërçit financiar të shkaktuar prej ndërprerjes së futbollit nga koronavirusi.

“Sabah” shkruan se vlerat e kartonit të 25-vjeçarit Muriqi ka shkuar në 35 milionë euro. Ndërkohë, Fenerbahçe ka vendosur dhe cmimin për dy lojtarët e tjerë: Ozan Tufan 12 milionë euro dhe 8 milionë euro për Miha Zajç.

Muriqi

Këtë sezon Vedat Muriqi ka realizuar 15 gola në 28 ndeshje me uniformën verdheblu të Fenerbahçes.

Për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit, klube të njohura europiane si Totenhemi, Lacio, etj., u interesuan ta blinin Muriqin në merkaton e janarit, por presidenti i klubit Ali Koç refuzoi ta shiste lojtarin e tij ose ta jepte me huazim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"