Femrat U-16/ Shqipëria dhuron spektakël në “Air Albania”, mposht pastër Lituaninë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2020 | 17:41

Femrat U-16/ Shqipëria dhuron spektakël në “Air Albania”, mposht pastër Lituaninë (VIDEO)

Shqipëria e femrave U-16, ka treguar një ndeshje shumë të bukur, teksa ka mposhtur Lituaninë me rezultatin 3-1, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet.SHQIPERIA U-16

Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola, dhuroi spektakël në stadiumin “Air Albania”, duke kënaqur të pranishmit që ishin aty për të ndjekur këtë ndeshje.

Për Kombëtaren si fillim shënoi Iliadhi në minutën e 31’, ndërsa Qosa realizoi një dopietë, në minutat 39’ dhe 51’, duke na dhënë fitoren. SHQIPERIA U 16

Pas dy ditësh Kombëtarja e U-16 do të përballet me Gjeorgjinë, ndërsa në datën 16 të këtij muaji do të luajë me Malin e Zi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"