FEMRA/ Tirana AS 23 gola Bilishtit, kryeson me Vllazninë e Apoloninë. Shikoni rezultatet dhe skedat e të gjitha sfidave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 17:01

FEMRA/ Tirana AS 23 gola Bilishtit, kryeson me Vllazninë e Apoloninë. Shikoni rezultatet dhe skedat e të gjitha sfidave

Kampionati kombëtar i futbollit për femra zhvilloi të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së tretë. Si gjithnjë edhe këtë herë nuk munguan fitoret në shifra të jashtëzakonshme. Vëmendjen kryesore e mori fitorja që regjistroi Tirana AS ndaj Bilishtit, ku kryeqytetaset të cilat drejtohen nga trajneri Petrit Haxhia triumfuan 23-0.

Tirana As

Me 11 gola në të parën dhe 12 në të dytën, Tirana AS është treguar e pamëshirshme. Desantila Koldashi ishte papërmbajtshme teksa shënoi 7 herë. Goleadën e plotësuan Mema me 4 gola, Troka me 3 dhe më pas janë Banushi, Coka, Palaj e Dedgjonaj me nga një dopietë, ndërsa Selja e Kasa kanë shënuar nga 1 gol.

Apolonia shpartalloi Kinostudion në shifrat 8-1. Ashtu sikurse pritej fieraket u shfaqën superiore në të gjitha aspektet, ku u veçuan E.Gashi dhe Hamonikaj, të cilat shënuan nga një dopietë secila. Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, Vllaznia ‘shfryn’ ndaj Skënderbeut, duke fituar në Korçë me rezultatin tenistik 0-6.

Sfida u zhbllokua nga Gjergji që në minutën e 3-të. Megi Doçi u rikthehet golave në kampionat, duke shënuar tre herë, ndërsa Luçije Gjini regjistroi dopietë. Partizani mundi 6- 1, Lushnjën, në “Roza Haxhiu”, teksa lushnjaret rezistuan vetëm 60 minuta. Rabie Tota kaloi të kuqet në avantazh, por Mbaresa Çemeri barazoi për vendaset. Në pjesën e dytë Partizani shpërthen me 5 gola. Shënon sërish Tota, ndërsa Mesuare Begallo realizon tripletë.

Shifrat 6-1 i vulos Xhilda Xhymerti nga një goditje dënimi. Tirana që drejtohet nga Agustin Kola, ka “bombarduar” 15-0 Teutën. Spikati Kesjana Goro me 4 gola, ndërsa për t’u veçuar ishte edhe rikthimi i 27-vjeçares Ana Baro, e cila ndonëse u aktivizua në pjesën e dytë shënoi 2 gola.

java3

Asnjë problem për Juban Danjën në derbin e Shkodrës ndaj skuadrës AS. Skuadra e trajnerit Legata fitoi me e thellë 7-0. Selimi dhe Kola koleksionuan nga një dopietë secila, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën gjithashtu edhe Vasa, Caka e Jaku.

A.DUSHKU/ B.RAMA/S.NIKSHIQI/ A.ALUSHI/LL.SARO

SKEDAT E NDESHJEVE TË ZHVILLUARA NË FUNDJAVË: 

TIRANA AS – BILISHTI 23-0

GOLAT: Troka 3′ 10′ 13′, Mema 8′ 18′ 66′ 89′, Banushi 9′ 28′, Koldashi 15′ 21′ 40′ 55′ 67′ 83′ 84′, Coka 29′, Kasa 47′, Palaj 54′ 59′, Dedgjonaj 60′ 73′, Selja 61′.

TIRANA AS: Noka, Dedgjonaj, Coka (Selja 47′), Banushi, Xheçi (Topi 48′), Mema, Kasa (Pillati 48′), Kotarja, Kamberi (Palaj 53′), Koldashi, Troka (Hoda 53′). Tr: Petrit Haxhija.

BILISHTI: Merolli, Kordalli, Shehu, Karuni (Topalli 61′), Kamella (Anakristina 61′), Bileli (Gorka 46′), Rosela (Paloma 46′), Kanina, Çollaku, Uçi, Xhafi. Tr: E.Maneshi

 

SKËNDERBEU – VLLAZNIA 0-6

GOLAT: Gjergji 3′, Doçi 41′ 67′ 75′, Gjini 59′ 60′

SKËNDERBEU: Niçku, Binjaku, Xhemollari, Morava, Malaveci, Repa, Potomi, J.Niçku, Milo, Elmazi, Kullira. U aktivizuan: Dajko, Zhelanji. Trajner: E. Neli

VLLAZNIA: O’brien, Cerkini, Leba, Lufo, Zarka, Doci, Piranaj, Curaj, Gjergji, Vuksani, Ramadani. U aktivizuan: Levenaj, Maliqi, Franja, Gjini, Trajner: A. Parmeza

 

APOLONIA – KINOSTUDIO 8-1

GOLAT: L. Gashi 6′, Turkaj 23′, Iliadhi 27′, Armoku 35′, E. Gashi 61′, 86′, Hamonikaj 62′, 85’/ Xhebrahimi 64′.

APOLONIA: Hyska, Iliadhi, Hamonikaj, Demiri (Ferataj 62′), Turkaj, Berisha (Troka 65′), E. Gashi, L. Gashi, Armoku (Gjata 83′), Kastrati, Mema (Danaj 83′). Trajner: M. Kule.

KINOSTUDIO: Spaho, Molla (Rexhepi 49′ – Hida 64′), Xhabafti, Xhebrahimi, Koxha, Nuho, Loci, Baftia, Lulaj, Braho, R. Tori. Trajner: G. Gjonpalaj.

 

JUBAN DANJA- AAS 5-0

GOLAT: Vasa 6′, Caka 21′, Selimi 36′ 62′, Jaku 51′, Kola 65′ 72′

JUBAN DANJA: Muçojani, Lleshi, Avullija, Beqiraga, Markaj (Kola 58′), Selimi (Brunga 64′), Caka (Ndreka 64′), Jaku, Tanushi, Vasa (Krasniqi 54′), Smajlaj (Gerbeti 46′) Tr: E.Legata

AAS: Synaj, Kraja, Ndoci, Shmidra, Kuraj, Sufaj, Shuto, Curri, Shpella, Reshiti (Rakaj 46′), Papaj (Armoku 69′) Tr: D.Rakaj

 

LUSHNJA – PARTIZANI 1-6

GOLAT: Çemeri 15′ / Tota 8′, 67′, Begallo 61′, 64′, 90’+2, Xhymerti 90’+4

LUSHNJA: Rapo(68′ Xheka), Muhaj, Çemeri(79′ Shuli), Buba, A.Nexha, Bali, Sina(68′ Kërçuku)(79′ Dufo), S.Nexha, Puka-Meta, Muça, Shuka. Trajner: Hekuran Korreshi

PARTIZANI: Dizdari, Tabaku, Saliaj, Loçka(46′ Xhymerti), Jani (46′ Agalliu), Koka, Tota, Uklala (46′ Sula), Koromani, Cikollari(46′ Bilali), Borozani(46′ Begallo). Trajnere: Berta Lako

KARTON TË VERDHË: Muhaj 65′ / Berta Lako 62′ trajnere e Partizanit

 

TIRANA – TEUTA 15-0

GOLAT: Kamberi 1′, Xhindole 6′, Vishkulli 7′ 75′, K. Goro 20′ 33′ 67′, 73′, Kodra 23′, Metalla 35′ 41′, Baro 55′ 83′, Bushi 58′ 68′.

TIRANA: Spaho (Mançellari 46′), Metalla, Natasha Nuanze, Taullaj (Baro 46′), Simoni (Çela 46′), Goro, Kamberi (Bushi 46′), Aliaj (Mexhalaku 60′), Vishkulli, Gjoni, Xhindole. Trajner: Agustin Kola.

TEUTA: Naçi, Qerimi, K. Gjuzi (Ndrelalaj 46′), Puca, Zotkaj (Duro 53′), Kryemadhi (Kanani 53′), Kaçorri (Buci 55′), Delilaj ( Xh. Gjuzi 71′), Dida, Kallabaçi, Habili. Trajner: Albano Doraci.

 

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"