“Fëmijet rriten me endrrën e Champions-it dhe jo të ligave të tjera”, reagon dhe Mesut Ozil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 16:38

“Fëmijet rriten me endrrën e Champions-it dhe jo të ligave të tjera”, reagon dhe Mesut Ozil

Çështja e Super Ligës ka trazuar ujërat në futbollin europian, ku kanë plasur debatet pro dhe kundër krijimit të saj.

21-03-2018-Mesut-Ozil-of-Germany-iconsport_icon_mis_101117_10_12-BLOG

Ish-mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim teksa ka reaguar në llogarinë e tij në “Twitter”, duke shkruar se fëmijët rriten me ëndrrën për të fituar Champions-in dhe jo ndonjë ligë tjetër.

“Fëmijët rritën duke ëndërruar të fitojnë Kupën e Botës dhe Champions-in, dhe jo Super Ligat e tjera. Shija e ndeshjeve të mëdha është të ndeshen një pse dy herë në vit dhe jo çdo javë. Është e vështirë për tu kuptuar nga të gjithë fansat e futbollit… “, u shpreh i indinjuar mesfushori turko-gjerman.

mesut ozil

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"