Fejzulla dhe Mitaj optimistë për turneun në Portugali: Duam të prezantojmë kombin tonë denjësisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 16:57

Fejzulla dhe Mitaj optimistë për turneun në Portugali: Duam të prezantojmë kombin tonë denjësisht

Kombëtarja e 17-vjeçarëve është grumbulluar ditën e djeshme, për tu përgatitur për turneun zyrtar kualifikues të UEFA-s, për grup moshën U-17. Në prag të këtij turneu që do të zhvillohet në Portugali, në konferencë për shtyp kanë dalë kapiteni Mario Mitaj dhe mesfushori Devid Fejzulla.mitaj, fezu;;a

Në fjalimin e tij, kapiteni Mitaj u shpreh se në ekip ka lojtarë shumë të mirë: “ Situata në kampin kuqezi është shumë e mirë, besoj se duhet të vazhdojmë kështu. Jemi përgatitur prej dy javësh, çdo dit nga dy seanca stërvitore.

Fitorja për ne këtë vit është shumë e rëndësishme, pasi kemi bërë shumë grumbullime. Madje grumbullimi i fundit është shumë i rëndësishëm. Ka lojtarë shumë të mirë, të cilët luajnë shumë lart. Elementët janë shumë të mirë për ekipin tonë.”, theksoi Mitaj.fejzulla

Ndërkohë Fejzulla u shpreh optimist për këtë turne, teksa u shpreh se do të hynë në të gjitha ndeshjet për fitore: “Atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë këtë herë, kemi punuar gjithë vitin për këtë grumbullim pasi është turneu zyrtar që zhvillohet në Portugali.

Dje jemi grumbulluar të gjithë, ekipi nuk është ende i plotë, do të bashkohen të gjithë çunat gjatë këtyre ditëve, pasi kanë obligime në ekipet e tyre. Në datën 12 do të udhëtojmë drejt Portugalisë, ku do të zhvillojmë 3 ndeshje.

Si fillim të prezantojmë Shqipërinë, dhe më pas të shikojmë nivelin që ne kemi me ekipet e tjera, pasi kemi një grup shumë të vështirë me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, që janë tre ekipe shumë të mira.

Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por asgjë nuk është e pamundur. Ne do të luajmë në të tri ndeshjet për fitore, dhe për të prezantuar kombin tonë denjësisht.”, përfundoi Fejzulla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"