Federata zvicerane u kërkon falje shqiptarëve për deklaratat e Sekretarit: Na vjen shumë keq…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 23:18

Federata zvicerane u kërkon falje shqiptarëve për deklaratat e Sekretarit: Na vjen shumë keq…

Federata zvicerane e futbollit, ka kërkuar falje ditën e sotme, pas deklarateve të Sekretarit të Përgjithshëm, Aleks Misher, rreth futbollistëve me origjinë shqiptare që kanë shkaktuar shumë polemika në Zvicër.

xhaka behrami lishtajner

Është vetë presidenti Peter Zhilieron, që mban qëndrimin zyrtar të federatës. “FZF është një organizatë që mbron të gjithë futbollistët e saj, pavarësisht kombësive të shumta. Na vjen thellësisht keq që qytetarët të cilët vijnë nga një kombësi tjetër janë fyer nga deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm. Thelbësor për ne, mbetet promovimi i të gjithë futbollistëve, pavarësisht se nga cila kombësi ata vijnë. Po bëjmë një analizë të hollësishme për këtë që ka ndodhur” – shkruhet në deklaratën e Federatës Zvicerane të Futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"