Federata takim me klubet e Kategorisë së Dytë, në fokus përmbushja e kritereve të licensimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 12:24

Federata takim me klubet e Kategorisë së Dytë, në fokus përmbushja e kritereve të licensimit

Federata Shqiptare e Futbollit thirri në një takim klubet e Kategorisë së Dytë, në lidhje me përmbushjen e kritereve të licensimit, për edicionin 2020-2021.

fshsg

Fokus i veçantë u vendos në përmirësimin e nivelit të administratës si dhe ndërtimin e strukturave të marrëdhënieve me publikun nga ana e klubeve.

Eduard Gjini, menaxher i Licensimit në FSHF është shprehur: “ Zhvilluam një takim për licensimin e ekipeve të Kategorisë së Dytë, në të cilën morën pjesë  drejtuesit e dy grupeve Veriut dhe Jugut. Problemi që diksutuiam ishte përmbushja e 5 kritereve që janë: Infrastruktura, administrata, personeli, financës dhe ligjit. Theksi në diskutim u vë në kriterin e infrastrukturës, pasi në Kategorinë e dytë lë shumë për të dëshiruar. Drejtuesit u angazhuan të gjithë  Një theks i vuri dhe Lysien Nurishmi, i cili u shpreh se do të bëhet një tur në stadiumet e Kategorisë së  Dytë dhe do të lihen detyrat përlatëse, në fund të majt do të konkludojmë dhënien ose refuzimin e licensës.”

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"