Federata rumune mesazh mbrojtësit të Partizanit: Mbro veten, sakrifiko dhe mos u kthe në Rumani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 14:05

Federata rumune mesazh mbrojtësit të Partizanit: Mbro veten, sakrifiko dhe mos u kthe në Rumani

Federata Rumune e Futbollit përmes faqes zyrtare u ka dërguar një mesazh të gjithë futbollistëve rumunë që luajnë jashtë vendit, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Partiznait, Deian Boldor, ku u kërkon që të jenë të kujdeshëm me situatë e krijuar nga Koronavirusi, si dhe u kërkon të mos kthehen në vend. Pra kërkon që ata të bjënë një sakrificë, ku si fillim të mbrojnë veten dhe më pas edhe komunitetin.

boldor

“FRF u dërgon një mesazh mbështetje dhe përgjegjësie të gjithë lojtarëve rumunë, të legjitimuar në klube në Rumani dhe jashtë vendit. Në këtë periudhë sfidash të mëdha për të gjithë shoqërinë, FRF riafirmon mbështetjen e saj për të gjithë anëtarët e familjes rumune të futbollit.

Ne jemi të shqetësuar për situatën e secilit pjesëmarrës në futboll; lojtarët, spektatorët, trajnerët, anëtarët e stafit teknik dhe mjekësor, menaxherët dhe gjyqtarët. Këtu, në vend, ne punojmë me të gjithë ata që janë të përfshirë për të identifikuar zgjidhjet më të mira, konkurruese, normative dhe financiare, në mënyrë që kjo pandemi dhe efektet e saj të ndikojnë tek ne sa më pak të jetë e mundur.

Ata që punojnë jashtë vendit dhe aktualisht janë në vende të tjera, ne i nxisim ata të demonstrojnë sjelljen e tyre të kujdesshme ndaj vetes dhe të dashurve të tyre, duke i mbrojtur kështu përmes sakrificës personale të largimit nga shtëpia. Kështu tregojmë unitetin në solidaritet si Rumunët!”

Ky është mesazhi që Federata Rumune Futbollit u ka dërguar të gjithë pjesëtarëve të familjes futbollistike dhe veçanërisht për legjionarët, sportistët që aktivizohen jashtë vendit. Mbi 160 lojtarë rumunë janë aktivë në vendet e tjera të Evropës. FRF gjithashtu ka hartuar një hartë të vendeve në të cilat lojtarët rumunë të lindur që nga 1 janari 2002 luajnë në klube të huaja në tri ligat e para.

Ilir Cara – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"