Zbulohen prapaskenat/ Fazlin ia ofruan Tiranës, por hoqi dorë nga klauzola e frikshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 17:19

Zbulohen prapaskenat/ Fazlin ia ofruan Tiranës, por hoqi dorë nga klauzola e frikshme

Fundi i merkatos ka bërë që të gjithë klubet të vihen në lëvizje për të plotësuar mangësitë që kanë. Gjetja e sulmuesve është prioritet i gjithë skuadrave, por pak alternativa gjen. Tirana prej kohësh u vu në kërkim të gjetjes së një sulmuesi dhe mësohet se bardhebluve iu ofrua një i tillë nga tregua kroat.

dwdw

Pikërisht bëhet fjalë për Samir Fazli, me pasaportë shqiptare dhe maqedonase. por në fund hoqën dorë. Shkak u bë konflikti i hapur që lojtari ka me klubin NK Rudes. Mësohet se lojtari e ka dërguar çështjen në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në federatën kroate.

fazli

Por klubi kroat ka ven një kusht të frikshëm për lojtarin duke e mbajtur të bllokuar. Mësohet se NK Rudes do të kërkojë 500 mijë euro dëmshpërblim për kartonin e lojtarit nga klubi që firmos, në rast se ato fitojnë të drejtën me 27-vjeçarin. Kjo ka bërë që Tirana të heqë dorë nga lojtari, duke mos e marrë përsipër riskun. Përveç klauzolës pengesë është bërë edhe frika e gjendjes së lojtarit, i cili kaloi një dëmtim të gjatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"