Faza “play-off”, kaos me rregulloren. Klubet nuk janë dakord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2020 | 23:03

Faza “play-off”, kaos me rregulloren. Klubet nuk janë dakord

Partizani B e ka kaluar me lehtësi ndeshjen e parë të “play off”-it me Sopotin. Një tregolësh në 22 minuta ka treguar forcën e të kuqve të drejtuar nga trajneri Mehmeti. Kapiteni Florjan Peqini hapi serinë e golave pas 10 minutash lojë, në të 21-ën dyfishoi Odeon Berdufi dhe pas 1 minute Tedi Cara trefishoi, duke bërë që Sopoti të mos ketë asnjë shans.
Partizani B festa e golit ndaj Sopotit
Në pjesën e dytë, sulmuesi Tedi Cara shënoi edhe golin e 4-t të ndeshjes, që u ndoq edhe nga drejtuesit e ekipit të parë të Partizanit. Përveç Carës, në këtë ndeshje luajtën edhe portieri Teqja, mbrojtësi Bitri dhe sulmuesi Llanaj nga ekipi i parë. Ky është hapi i parë për Partizani B që tani duhet të ndeshet me Gramshin në raundin tjetër. Ndeshja luhet të enjten, por problemi është ku.
kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237
POLEMIKA PËR RREGULLOREN – Nga FSHF-ja bëhet me dije se ndeshjet e radhës të “play off”-it, Maliqi-Albtertoli në Grupin e Jugut dhe Partizani B-Gramshi në Grupin e Veriut, do të luhen ditën e enjte, në fusha asnjanëse (ende nuk janë përcaktuar). Por kjo çështje ka krijuar polemika, sepse ekipet fituese nuk janë dakord. Ndoshta është më logjik varianti që ka FSHF-ja, por rregullorja në fakt lë vend për interpretim. Maliqi ndeshet me Albpterolin dhe pretendon që këtë rival ta presë në shtëpi, duke qenë se është pozicionuar më mirë në renditjen përfundimtare (Maliqi i dyti, Albpetroli i treti). E njëjta gjë edhe me ndeshjen tjetër, ku Partizanit B sigurisht që i leverdis të luajë në fushën e tij si ekip i vendit të tretë. Në rregulloren e FSHF-së sa i takon skemës së “play off”- it të Kategorisë së Dytë, shkruhet se ndeshjet janë teke dhe se luhen në fushën e ekipit të renditur më mirë në klasifikim, por pa u saktësuar nëse është fjala për gjithë fazën e “play off”-it, apo vetëm për ndeshjet e para. Kjo çështje pret zgjidhje për të shuar polemikat.

Rregullorja e “play-off”-it

Skuadrat e renditura në vendin 2, 3, 4 dhe 5 të Grupeve A dhe B zhvillojnë ndeshje “play off” me sistem eliminimi brenda grupit përkatës. Fituesit e “play off”-it të Grupit A dhe B zhvillojnë ndeshje finale me vendin e 8-të të Grupit A dhe B të Kategorisë së Parë për të përcaktuar skuadrën që do jetë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Ndeshjet zhvillohem sipas skemës së mëposhtme * 2-5 * 3-4 Ndeshjet zhvillohen me një takim në fushën e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim.

ABDULLLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"