Faza gjymsëfinale e Kupës së Shqipërisë, zbulohet dita kur do të hidhet shorti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 15:58

Faza gjymsëfinale e Kupës së Shqipërisë, zbulohet dita kur do të hidhet shorti

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të hidhet ditën e premte, datë 2 prill, në ora 11:00. Lajmi është konfirmuar nga zyra për shtyp nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

kupa-68

Në njoftimin raportohet se shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Laçi, Teuta, Skënderbeu, dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 14 prill, me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"