Faza e tretë/ Flamurtari me hap mbijetese, Vllaznia për rekord. Lushnja 0 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 23:08

Faza e tretë/ Flamurtari me hap mbijetese, Vllaznia për rekord. Lushnja 0 pikë

Me përfundimin e javës së 27-të të Kategorisë Superiore është mbyllur edhe faza e tretë e kampionatit. Tani ngelet edhe një fazë për tu luajtur, por ja si ka qenë kjo fazë e tretë për ekipet e Superiores:

kategoria-superiore-470x338

Skënderbeu ruan vendin e parë dhe ka grumbulluar 20 pikë në këtë fazë të tretë (6 fitore, 2 barazime, 1 humbje).

Kukësi ka konsoliduar vendin e dytë, pasi tani ka 6 pikë më shumë se Laçi i vendit të tretë. Në përfundimin e fazës së dytë Kukësi renditej i treti pas Flamurtarit. Në fazën e tretë kuksianët kanë grumbulluar 19 pikë, (6 fitore, 1 barazim, 2 humbje).

Laçi ka fituar një pozicion në këtë fazë të tretë, nga vendi i katërt është ngjitur në të tretin. Kurbinasit kanë grumbulluar 14 pikë në këtë fazë të tretë (4 fitore, 2 barazime, 3 humbje).

Partizani gjithashtu ka fituar 1 pozicion në këtë fazë, nga vendi pestë shkon në të katërt. Të kuqtë kanë grumbulluar 15 pikë në këtë fazë (4 fitore, 3 barazime, 2 humbje).

Luftëtari është ekipi që ka superuar më shumë pozicione, nga i shtati shkon në vend të pestë. Gjirokastritët kanë grumbulluar 17 pikë në këtë fazë (5 fitore, 2 barazime, 2 humbje).

Flamurtari është ekip me rënien më të madhe në pozicione, nga vendi i dytë ka shkuar në vend të gjashtë. Vlonjatët kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në këtë fazë (1 fitore, 2 barazime, 6 humbje).

Kamza ka humbur vetëm një pozicion, por ka grumbulluar më pak pikë se ekipet që luftojnë për mbijetesë, 8 pikë (2 fitore, 2 barazime, 5 humbje).

Vllaznia ka fituar vetëm 1 pozicion në këtë fazë, por ka grumbulluar po aq pikë sa dy fazat e para të marra së bashku, plot 15 pikë (4 fitore, 3 barazime, 2 humbje).

Teuta ka humbur një pozicion, dhe ka grumbulluar 12 pikë në këtë fazë (3 fitore, 3 barazime, 3 humbje).

Lushnja nuk ka grumbulluar asnjë pikë në këtë fazë (0 fitore, 0 barazime, 9 humbje).

Përfundimi i fazës së dytë:

superiore-java-18-470x243

Përfundimi i fazës së tretë:

ghgh

Pikë të fituara në fazën e tretë:

Skënderbeu 20

Kukësi 19

Laçi 14

Partizani 15

Luftëtari 17

Flamurtari 5

Kamza 8

Vllaznia 15

Teuta 12

Lushnja 0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"