Faza e parë me pikë të njëjta me Partizanin, Mezani kërkon të bëjë surprizën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2017 | 14:39

Faza e parë me pikë të njëjta me Partizanin, Mezani kërkon të bëjë surprizën

Nga Partizani te Partizani, me 11 pikë të grumbulluara në 9 javët e luajtura të Superiores. Skuadra e Laçit kërkon të bëjë surprizën në fillimin e fazës së dytë përballë të kuqve. Ishte pikërisht ndeshja e parë e kampionatit kundër Partizanit, ku Laçi mori fitoren dhe tregoi se nuk është më ekipi i vitit të kaluar.

partizani laci

Askush nuk e priste që kurbinasit të kishin të njëjtën ecuri si Partizani, por ndoshta edhe statistika më të mira. Kanë 10 gola të shënuar dhe 9 të pësuar, ndërsa ekipi kryeqytetas ka 5 gola të shënuar dhe 7 të pësuar.

Të dyja skuadrat kanë 11 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të vendoset se cila prej ekipeve do të vazhdojë ecurinë pozitive. Pas barazimit në Durrës, Mezani kërkon një tjetër mrekulli, ndërsa përballë do të ketë Starovën, i cili do të kërkojë fitoren në ndeshjen e parë si trajner i rikthyer te të kuqtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"