Faza e 1/8-ve të Europa Ligës/ Atalanta e Gjimshitit përballë “aspirinave” të Leverkuzenit, short i lehtë për Barcelonën. Ja të gjitha sfidat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2022 | 14:51

Faza e 1/8-ve të Europa Ligës/ Atalanta e Gjimshitit përballë “aspirinave” të Leverkuzenit, short i lehtë për Barcelonën. Ja të gjitha sfidat

Ka përfunduar shorti i fazës së 1/8-ve të UEFA Europa Ligës, ku finalja e madhe do të zhvillohet më 18 maj në Sevilja, në stadiumin “Ramon Sançez Pizjuan”.

bandicam 2022-02-25 12-00-49-998

Shorti i kësaj faze ka rezervuar përballje interesante ku Atalanta e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka një përballje të vështirë ndaj gjermanëve të Bajer Leverkuzenit.

Barcelona që shihet si favorit për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni ka “peshkuar” gjigantët turk të Gallatasarajit.

Një duel interesant është ajo mes Portos dhe Lionit. Ndërkohë Sevilja do të masë forcat me Uest Hemin. Ndeshjet e tjera janë: Rejnxhërs-Crvena Zvezda, Braga-Monako, Lajpcig-Spartak Moskë dhe Real Betis-Frankfurt.

NDESHJET E FAZËS SË 1/8-ve të UEFA EUROPA LIGËS –

REJNXHËRS – CRVENA ZVEZDA

BRAGA – MONAKO

PORTO – LION

ATALANTA – BAJER LEVERKUZEN

SEVILJA – UEST HEM

BARCELONA – GALLATASARAJ

LAJPCIG – SPARTAK MOSKË

REAL BETIS – FRANKFURT

bandicam 2022-02-25 12-22-24-629

VAZOT –

vaz

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"