Favoritë drejt Superiores, futbollisti i Kastriotit këmbëngul që sezoni të mbyllet në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 15:19

Favoritë drejt Superiores, futbollisti i Kastriotit këmbëngul që sezoni të mbyllet në fushë

Kastrioti këtë sezon ka pasur një ndërthurje interesante të lojtarëve, disa të rinj premtues dhe të talentuar dhe disa titullarë me eksperiencë të madhe edhe në Superiore. Një prej tyre është edhe mbrojtësi i majtë, Taulant Sefgjini, i cili ka luajtur me Laçin për shumë vite në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri Ndreu e ka aktivizuar në të majtë, por edhe në qendër të prapavijës. Për gazetën kurbinasi tregon karantinën, përgatitjet dhe pjesën e mbetur të sezonit.
sefgjini-kruje-1024x682

“Janë afro 60 ditë pa stërvitje të plotë dhe kjo është shqetësuese, mund të ketë pasoja te disa lojtarë. Personalisht, jam stërvitur duke bërë vrapime sa për të mbajtur muskujt në tonus. Mendoj që kampionati duhet të rifillojë për shumë arsye. E para është për lojtarët, pasi, nëse do të kalonin edhe një muaj tjetër pa stërvitje të rregullt, do të hasnin probleme të shumta në të ardhmen. Së dyti, mendoj që do të kishte pakënaqësi nëse gjithçka mbyllet këtu, pasi objektivat për disa ekipe janë të hapur ende, me përjashtim të kreut të Grupit A, që është hipotekuar nga Kastrioti.

Ndaj, them që kampionati duhet të rifillojë, sepse dua që Kastrioti ta sigurojë me meritë ngjitjen në Superiore. Sa për aspektin personal, të them të drejtën, ka qenë një sezon i mirë. Kemi sulmin më të mirë, pasi kemi shënuar më shumë gola, por kemi edhe mbrojtjen më të mirë, me më pak gola të pësuar, vetëm 4.

Renditja flet qartë, ndjekësi ynë më i afërt është 9 pikë larg”, ka theksuar Sefgjini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"