Favorit për të shkuar në Superiore, trajneri i Kastriotit karikon skuadrën pas ndërprerjes së kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 20:58

Favorit për të shkuar në Superiore, trajneri i Kastriotit karikon skuadrën pas ndërprerjes së kampionatit

Kastrioti e ka ndërprerë dje stërvitjen kolektive, pas vendimit të FSHF-së për pezullimin e kampionateve në vend. Për rifillimin e stërvitjes do të ketë një njoftim të dytë nga drejtuesit e klubit krutan.

kastrioti

Trajneri Ramazan Ndreu dhe të tijtë ishin duke u përgatitur për transfertën e kësaj fundjave me Korabin, por tashmë programi ka ndryshuar.

Kastrioti kryeson bindshëm Grupin A, me 9 pikë diferencë nga Besëlidhja e vendit të dytë, por synimi është për të vazhduar me të njëjtin ritëm deri në fund të kampionatit. I vetmi lojtar që nuk është 100% gati, është mesfushori Xhulio Mehmeti, i cili vjen nga një dëmtim dhe sapo ka nisur vrapimet individuale. Mehmeti do të përfitojë nga kjo ndërprerje e kampionatit dhe në ndeshjen e radhës do të jetë rikuperuar plotësisht. Krutanët e kanë marrë gjithçka me shumë qetësi, pasi nuk ndihen aspak të rrezikuar në krye të renditjes.

Edhe pse kthimi në Superiore duket formalitet, trajneri Ndreu mundohet ta mbajë skuadrën në ritmin e duhur për të fituar çdo ndeshje.

BUJAR BALLIU 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"