“Fatmirësisht nuk ka vuajtur shumë”, trajneri anglez jep lajmin e mirë për futbollistin me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 19:09

“Fatmirësisht nuk ka vuajtur shumë”, trajneri anglez jep lajmin e mirë për futbollistin me COVID-19

Trajneri i Çelsit, Frank Lampard ka njoftuar këtë të premte se futbollisti i tij, 19 vjeçari anglez Kallum Hodsoi-Odoi, i cili u prek nga koronavirusi, është shëruar tashmë.

lAMPARD

Sulmuesi Hudsoi-Odoi ishte i pari futbollist i prekur nga COVID-19 në Premier Ligë, ndërkohë pezullimi i kampionatit e gjeti Çelsin në vendin e 4-t.

hudson-odoi0901jpg

“Kam folur me Kallumin dhe është një lajm i madh që është shëruar. Kam folur me të gjatë javës së parë kur u infektua dhe ka qenë një kohë e vështirë.

Fatmirësisht, ai nuk ka vuajtur dhe aq shumë dhe ne jemi të lumtur që e mposhti virusin. Edhe pak edhe do të ndjekë udhëzimet njësoj si e gjithë skuadra,” deklaroi Lampard.

Chelsea-transfer-news-Callum-Hudson-Odoi-Bayern-1075751

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"