“Fatkeqësi për të gjithë vendin”, Tare e quan luftë situatën e krijuar nga koronavirusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 18:15


“Fatkeqësi për të gjithë vendin”, Tare e quan luftë situatën e krijuar nga koronavirusi

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për “Sport1”, ku e krahasoi situatën e krijuar nga koronavirusi me një luftë, duke shtuar se e gjitha kjo duket si një film horror.

igli tare

Shqiptari Tare komentoi dhe idenë e shkurtimit të pagave të lojtarëve, duke thënë se akoma nuk kanë folur me futbollistët në lidhje me këtë por beson se kjo gjë do të aplikohet dhe te ekipi i tij.

Igli Tare drejtor

“Duhet ta mendojmë akoma shkurtimin e pagave. Lojtarët tanë janë në kontakt me njëri-tjetrin, por akoma nuk kanë diskutuar për këtë gjë. Mendoj se edhe ne do t’i shkurtojmë pagat së shpejti.

Duket si një film horror kjo që po jetojmë. Fillimisht u mor lehtë, mirëpo tani nuk flasim më për një situatë të vetme. Tani është një luftë. Kur shikon kamionët e ushtrisë me arkivolat e të vdekurve, sigurisht që shokohesh dhe mbetesh pa fjalë. Fatkeqësisht, numri i të vdekurve është i tmerrshëm çdo ditë. Kjo është një fatkeqësi për të gjithë vendin,” theksoi Tare.

 

 

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com