“Fatin e sezonit ta vendosin këmbët tona”, mesfushori i Lushnjës i vendosur për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2020 | 16:01

“Fatin e sezonit ta vendosin këmbët tona”, mesfushori i Lushnjës i vendosur për kampionatin

Futbollistët e Lushnjës përpiqen çdo ditë të mbajnë formën sportive në kushtet e shtëpisë. Mezi presin t’i rikthehen fushës, por kjo nuk varet prej tyre.

baze

Për “Panorama Sport” flet mesfushori Okeljan Baze, i cili thekson: “Kjo situatë ishte e papritur për të gjithë dhe shpresoj ta kalojmë sa më shpejt e pa pasoja. U bënë gati 6 javë që jemi shkëputur nga fusha dhe qëndrojmë të mbyllur në shtëpi.

E kam ndier shumë mungesën e ambientit, stërvitjes dhe shokëve të skuadrës. Shumicën e ditës e kaloj me stërvitje në kushte shtëpie, aq sa mundem. Dua të jem gati dhe kam bindjen se shumë shpejt do t’i rikthehemi fushës. Kampionati duhet të përfundojë, fatet e sezonit do të vendosen nga këmbët tona”.

Mesfushori beson se skuadra e tij mund ta fitojë garën për Superioren me Pogradecin dhe Apoloninë. Lushnja është jashtë zonës së Superiores, por janë dhe 6 ndeshje vendimtare me rivalët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"