Fatih Terim e mbyll pas Shkodrës, jep dorëheqjen nga drejtimi i Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2017 | 17:00

Fatih Terim e mbyll pas Shkodrës, jep dorëheqjen nga drejtimi i Turqisë

Fitorja 4-1 ndaj Kosovës në Shkodër do të mbetet ndeshja e fundit e Fatih Terim si trajneri i përfaqësueses turke. Tekniku i njohur ka ndërprerë sot me marrëveshje bashkëpunimin e tij me Federatën Turke të Futbollit, duke u larguar nga stoli i përfaqësueses.

terim bunjaki

“Disa çështje jashtë futbollit, të cilat janë bërë publike në media, kanë pasur si qëllim dobësimin e marrëdhënieve mes Federatës Turke të Futbollit dhe trajnerit të përfaqësues, Fatih Terim. Të dy palët ranë dakord bashkërisht që do të ishte në të mirën e secilës që të ndërpritej bashkëpunimi në vazhdim”, shkruhej në komunikatën e publikuar nga Federata Turke rreth ndërprerjes së bashkëpunimit.

arda turan fatih terim

Situata e Terim u rëndua që pas largimit të Arda Turan nga përfaqësuesja turke, por meqë skuadra është ende në garë për kualifikimin e mëtejshëm, tekniku dukej se do të vazhdonte në detyrë të paktën deri në fund të eliminatoreve të Botërorit. Sipas mediave turke, vendimi erdhi pasi në ditët e fundit, atij i kanë bërë një ofertë të parefuzueshme nga klubi i Gallatasarajit, që do të zëvendësojë trajnerin Igor Tudor, i cili nuk arti të kalonte as turin e dytë të Ligës së Europës me klubin turk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"