Fati i vendosi përballë Anglinë dhe Gjermaninë, Mançini: Mos e quani “grupi i vdekjes”, i lumtur për “klasiken botërore”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2021 | 22:10

Fati i vendosi përballë Anglinë dhe Gjermaninë, Mançini: Mos e quani “grupi i vdekjes”, i lumtur për “klasiken botërore”

Roberto Mançini e ka cilësuar si shumë interesant shortin e Ligës së Kombeve. Italia e tij përsëri nuk ka fatin në krah, pasi përballë do të ketë Gjermaninë dhe Anglinë, pa harruar këtu edhe Hungarinë. Por tekniku italian dukej i kënaqur se do të kishte mundësinë të shihte ekipin e tij në përballje të mëdha.

mancini

“Ky është një grup i mirë mendoj. Angli, Gjermani, Itali e Hungari mendoj se është një grup i bukur. Do të jetë me siguri argëtues.

A mund të quhet “grupi i vdekjes”? Jo, sepse janë ndeshje futbolli ku duhet të jesh i lumtur kur takohen ekipe të forta. Kjo është pjesë e spektaklit.

Anglia është interesante se ka qenë në finalen e Europianit dhe do të jenë dy ndeshje shumë të bukura, Me Gjermaninë është klasike e futbollit botëror, që kur jam trajner nuk kam luajtur kurrë ndaj tyre, është hera e parë dhe jam i lumtur. Hungaria është takim mes italianëve, ka bërë mirë në Europian ndaj do të jetë interesante.

Objektivi për ta fituar? Do të mundohemi, iu afruam këtë vit, shkuam në katërshe. Duam të kthehemi dhe të mundohemi ta fitojmë”, tha Mançini.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"