Fati i trajnerit të ri, Partizani apo Reali, kush e vendos i pari?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 16:10

Fati i trajnerit të ri, Partizani apo Reali, kush e vendos i pari?!

Partizani si “Haxhi Pishmani”. Prej afro 3 javësh të kuqtë mbeten të dyzuar se kush do të jetë trajneri i sezonit të ri. Partizani aktualisht konsiderohet me dhe pa trajner. Klevis Dalipi e mori skuadrën për të mbyllur sezonin, por askush nuk ka folur për fatin e teknikut elbasanas, do të vijojë apo quhet i larguar.

partizani

Por, për situatën ka edhe nga ata që nuk e bëjnë dramë, pasi bëhen paralelizma edhe me fuqi botërore në futboll. Pa trajner është edhe Reali i Madridit, jo më Partizani. Kampionët e Europës kanë deklaruar se brenda kësaj jave do të vendoset se kush do të jetë pasuesi i Zidanit, por te “demat” nuk ka asnjë zë. Në kuadrin e batutës mbetet për të parë se kush do ta fitojë i pari garën e emërimit të trajnerit të ri, Partizani apo Reali i Madridit?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"