Fati i refuzoi dopietën kundër PSV-së, Broja vlerësohet më së miri për golin kundër gjigantëve holandezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 19:09

Fati i refuzoi dopietën kundër PSV-së, Broja vlerësohet më së miri për golin kundër gjigantëve holandezë

Armando Broja rigjen golin pas 4 ndeshjesh. Sulmuesi i Shqipërisë i huazuar te Vitese realizoi sot golin e vetëm të skuadrës së tij në sfidën kundër PSV Eindhovenit në kampionatin holandez. Megjithëse 19-vjeçari zhbllokoi takimin, PSV-ja arriti të fitonte takimin me golat e Malen dhe Gëtcesë (dopietë).
brojaaa
Megjithatë, ajo çfarë ka rëndësi për sulmuesin e Çelsit janë golat dhe rritja në aspektin profesionist. Ai u vlerësua me notën 7.2 nga “Sofa Score” për paraqitjen e sotme dhe golin ndaj PSV-së, njëra prej 3 skuadrave më të forta të Holandës. Broja pati dhe dy raste të tjera shënimi, teksa në njërin prej tyre u ndal nga traversa dhe në tjetrën gaboi.

Këtë sezon me Vitesen, Broja ka shënuar 7 gola në 19 takime.

VIDEO/ Fantastik Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares i shënon gjigantëve të PSV-së

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"