Fati i Ibrës te Milani, Rangnik nuk e ka përjashtuar suedezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 21:58

Fati i Ibrës te Milani, Rangnik nuk e ka përjashtuar suedezin

Ralf Rangnik nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimate lidhur me kalimin e tij në stolin e Milanit, e aq më pak të ketë vendosur diktate lidhur me atë që do të jetë përbëja e organikës. Gazetari italian Xhanluka Di Marcio bën të ditur se trajneri gjerman nuk ka folur mbi asnjë temë që lidhet me Milanin.

Ralf-Rangnick-1

Në një postim në rrjete sociale, gazetari shpjegon: “Rangnik nuk ka thënë asgjë mbi qëndrimin e Ibrës te Milani. Ai do të përshtatet me materialin që do t’i vërë në dispozicion klubi. Ibrahimoviç ishte shumë i lidhur me Bobanin dhe nëse kontrata u bë për gjashtë muaj, kjo erdhi vetëm pas këmbënguljes së kryesisë milaniste. Javët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e suedezit, i cili pret një përpjekje të Milanit për ta bindur përpara se të vlerësojë propozimet e tjera që me siguri nuk i mungojnë.”.

Ibrahimovic.Milan.2019.20.urla.750x450
REINOLD BAKALLI – IbPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"