“Fati” i Ballist Morinës, reagon zyrtarisht ministria kroate e Drejtësisë. Ja ç’do ndodhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 16:58

“Fati” i Ballist Morinës, reagon zyrtarisht ministria kroate e Drejtësisë. Ja ç’do ndodhë

Ministria kroate e drejtësisë, duket se tashmë ka marrë një vendim zyrtar, për sa i përket ccështjes së ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi.

ballist morina

Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.

Vendimin për mos-ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"