Fat i keq për sulmuesin e Kombëtares, pas ndeshjeve me Shqipërinë dëmtohet aty ku nuk pritej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 17:21

Fat i keq për sulmuesin e Kombëtares, pas ndeshjeve me Shqipërinë dëmtohet aty ku nuk pritej

Pas angazhimit me Kombëtaren për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës, Rei Manaj u bashkua me Albaseten në ligën e dytë spanjolle.

rei manaj

Gjithsesi, për fat të keq sulmuesi kuqezi nuk mund të shkelte dot në fushën e blertë. Ai është dëmtuar në një seancë stërvitore në palestër, më konkretisht në këmbën e djathtë.

Lushnjari do të ekzaminohet më në detaje, dhe testet do të tregojnë nëse ai do të jetë i gatshëm për trajnerin në ndeshjen e së dielës ndaj Mirandes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"