Fantazisti i ardhur nga Panamaja, mësohet rroga që do të përfitojë te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 12:43

Fantazisti i ardhur nga Panamaja, mësohet rroga që do të përfitojë te Partizani

Në bazë të njoftimit të klubit të kuq, Herrera ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Partizanin, por nuk dihet nëse është lënë opsioni edhe për rinovimin e saj me një tjetër vit. Megjithatë, burime pranë klubit të kuq kanë bërë me dije se lojtari do të paguhet rreth 40 mijë euro për kontratën e nënshkruar, përfshi edhe bonuset që do të marrë në rast se klubi arrin objektivat.

Partizani Herrera

Herrera ishte blerja e 12-të e Partizanit, çka tregon se të kuqtë kanë marrë një formacion të plotë nga merkato dhe konfirmon objektivin për të fituar me çdo kusht titullin kampion. Merkato e të kuqve ka qenë e fokusuar kryesisht në kampionatin italian, ku janë studiuar me kujdes kategoritë e ulëta, për të ndjekur shembullin e Ekubanit. Megjithatë, mes lojtarëve të ardhur janë edhe dy shqiptarë, si Romeo Shahinas dhe Edgar Çani, që kanë vendosur të luajnë në Kategorinë Superiore në sezonin e ardhshëm.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"