Fantazist me vlera sulmuese, ja si ndryshon Partizani me Hasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 23:50

Fantazist me vlera sulmuese, ja si ndryshon Partizani me Hasanin

Ferhan Hasani është përforcimi i katërt i Partizanit në këtë merkato janari, si dhe më i bujshmi. Pas firmave me Valentino Muratajn, Stenio Zhuniorin dhe Anteo Osmanllarin, të kuqtë kanë firmosur edhe me “Bubën”, çka i shton tepër cilësitë skuadrës dhe forcën e grupit. Me skemën e preferuar të Dajës, që është 4-3-3, është vështirë të zbulosh rolin e Hasanit në fushën e lojës.
ferhan hasani partizani
Kjo, pasi “Buba” është një futbollist “10”, pra një fantazist. Janë dy pozicionet ku mund të adaptohet FerhanHasani në formacionin e Dajës, ose në të majtë të sulmit, ose në mesfushë, pak më i avancuar se dy mesfushorët e tjerë. Mundësia më e madhe është që Hasani të aktivizohet si sulmues i majtë, me Stenio Zhuniorin në qendër dhe me Jasir Asanin nga e djathta. Alternativat për Dajën në sulm janë të shumta dhe, më kryesorja, shumë cilësore…

partizaniiii
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"