Fantastik Armando Broja, talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës me fanellën e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:26

Fantastik Armando Broja, talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës me fanellën e Çelsit

Talenti shqiptar, Armando Broja nuk ka të ndalur. Sulmuesi ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Çelsit. Kësaj here në derbin ndaj Arsenalit U-23.

Broja

“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të, ndërkohë që në të 32-të, shqiptari Armando Broja barazoi shifrat për 23-vjeçarët e Çelsit. Blutë e Londrës nuk u mjaftuan me kaq, teksa në fundin e pjesës së parë, Gilmur përmbysi gjithçka.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-2 të Çelsit që kryeson kampionatin e 23-vjeçarëve. Vlen për t’u theksuar se talenti Broja, edhe pse është 18-vjeç, ka arritur të shndërrohet në një protagonis te kjo skuadër dhe me këto ritme, ftesa në ekipin e parë duket se nuk do të vonojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"