Fanellat dhe abonimet vjetore, Ronaldo do t’i sjellë 100 milionë euro në vit fitime Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 22:51

Fanellat dhe abonimet vjetore, Ronaldo do t’i sjellë 100 milionë euro në vit fitime Juves

Kristiano Ronaldo është një lojtar i Juventusit zyrtarisht dhe për këdo që mendon se ky operacion i kryer nga bardhezinjtë është një çmenduri, në të vërtetë, për ekspertët e marketingut dhe financierët, është një operacion, nga i cili “Zonja e Vjetër” do të përfitojë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë financiar.

ronaldo

Këtë fakt e tregoi marka “Juventus” e kuotuar në bursë, që edhe pse mbi emrin e skuadrës qarkulloi emri i lojtarit portugez, aksionet e saj pësuan një rritje të çmimit (nga data 29 qershor deri më 4 korrik), duke kaluar nga 0.65 euro për njësi në 0.73 euro, një rritje prej 12 për qind në një hark kohor prej pesë ditësh. E gjithë kjo bëri që vetë Juventusi si markë të rriste vlerën e tij me të paktën 200 milionë euro “virtuale” në tregjet botërore, por imagjinoni se çfarë mund të ndodhë tashmë që Ronaldo është zyrtarisht një futbollist i klubit më të titulluar në Itali.

ronaldo

ABONIMET – Me sa duket, Juventusi kishte marrë garanci me kohë nga Ronaldo, sepse fakti që drejtuesit rritën abonimet me 30 për qind për sezonin e ardhshëm (tribunat anësore kaluan nga 495 në 595 euro në sezon) dhe fillimisht shtynë tifozërinë në një ankesë publike, tashmë gjithçka do të gëlltitet, sepse për të parë Ronaldon në aksion, abonentët e “Zonjës së Vjetër” do t’i sjellin të paktën 10 milionë euro më shumë në sezon klubit (vjet nga biletat në kampionat u fituan 25.7 milionë euro), por imagjinoni se sa do të jetë shifra e biletave për në Champions, ku vetëm për fazën e grupeve pritet një fitim që të kalojë nga 14 milionë euro për 3 ndeshje, në të paktën 22 milionë euro në total (të paktën 8 mln më shumë për 3 ndeshjet e grupeve).

20170815-the18-image-cristiano-ronaldo

BLUZA ETJ… – Kuadrado ia ka dorëzuar 7-ën e famshme Kristianos dhe në Kinë bluzat e para kanë dalë në shitje, edhe pse jo origjinale. Gjithsesi, nga sot në të gjitha dyqanet e licencuara do të dalin në shitje fanellat e tij dhe, sipas llogaritjeve të para, fitimet vetëm në vitin e parë pritet të kapin 50 milionë eurot.

2023626-Ronaldoo

Përveç kësaj, nga Torino raportojnë se edhe imazhi i portugezit do të ndikojë edhe te sponsorët, nga të cilët priten të paktën 30 milionë euro hyrje të shpejta, por mos harrojmë edhe rrjetet sociale. Vetë Ronaldo numëron 330 milionë ndjekës personalë, shumë prej të cilëve tashmë do të nisin të ndjekin edhe Juven. Ndaj edhe këtu, vetëm nga klikimet priten disa miliona. Në fund, llogaritë e bëra nga specialistët nënvizojnë se për Juven do të ketë 100-150 milionë euro më shumë fitime në vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"