“Fanella e Juves si lëkurë e dytë”, Pjaniç me postim emocionues pas zyrtarizimit si futbollist i Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 22:13

“Fanella e Juves si lëkurë e dytë”, Pjaniç me postim emocionues pas zyrtarizimit si futbollist i Barcelonës

Pas zyrtarizimit si futbollist i Barcelonës, mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniç nuk ka nguruar të bëjë një postim emocionues në faqen zyrtare të “Instagramit”, ku i shpreh mirënjohje klubit të Juventusit, për 4 vitet që mbajti veshur fanellën bardhezi. Boshnjaku në fund të sezonit do të jetë pjesë e Barcelonës, teksa për shërbimet e tij, katalanasit shpenzuan plot 65 milionë euro.

pjanic

POSTIMI I PJANIÇ:

“Erdha para 4 vitesh dhe u mundova të fitoja gjithçka.

Sepse gjërat që nuk imagjinohen, një lojtar i Juventusit duhet t’i provojë. Kanë qenë katër vite me intensitet, kam fituar eksperiencë nga profesionistë të mëdhenj, përkrah shokëve të vërtetë me të cilët kam ndarë fitore, rekorde, por dhe humbje të vështira.

Këto vite jam rritur si burrë dhe si baba. Ky është qyteti që Edin (djali) u rrit, u bë një fans i madh i skuadrës, dhe familja ime krijoi kujtime shumë të mira.

Nuk mendoj se mund të falënderoj mjaftueshëm, por faleminderit familja Anjelli, faleminderit të gjithë shokëve që kam ndarë këtë udhëtim.

Falënderim për të gjithë punonjësit dhe stafin që më kanë ndihmuar të rritem, një falënderim për tifozët që e bënin çdo ditë speciale. Nëse veshë këtë fanellë si lëkurë të dytë, gjithmonë do të japësh gjithçka për fanellë. Nuk kemi shumë kohë për të humbur, pasi duhet të fitojmë në fund të sezoni. Ajo që sot duket kaq e trishtueshme, nga nesër do të jetë një kujtim i shkëlyer që do ta mbaj në zemër gjithë jetë”, shkroi mes të tjerash Pjanic.


View this post on Instagram

Respira Mire, questo è il ritornello che mi ripeto nella mente, nei momenti decisivi di una partita. Ed è quello che continuo a ripetermi ora, mentre provo a scrivere quello che sto provando in questo momento. Sono arrivato quattro anni fa per provare a vincere tutto. Perché anche quando non ci riesci, questo è ciò che deve provare a fare sempre un calciatore della @Juventus. Sono stati 4 anni intensi, vissuti al fianco di grandi professionisti ma soprattutto di amici veri, con i quali ho condiviso vittorie e record, ma anche amare sconfitte ad un passo dal traguardo. Sono stati anni in cui sono maturato come uomo e come padre. Questa è la città dove Edin è cresciuto, diventando il primo tifoso di questa squadra, e dove con la mia famiglia abbiamo costruito i più bei ricordi della nostra vita. Penso che non si dica mai a sufficienza grazie, e quindi: Grazie alla Famiglia Agnelli Grazie a tutti i compagni che hanno condiviso con me questo percorso Grazie a tutti i dipendenti ed i membri dello staff, che mi hanno aiutato a crescere Grazie ai tifosi che ogni giorno mi hanno fatto sentire speciale. Perché se c’è una cosa che ho imparato, è che non esiste un tempo minimo per innamorarsi. Alla fine è molto semplice: indossa questa maglia come una seconda pelle, dai sempre tutto e, non sbaglierai mai. Ora però abbiamo poco tempo da perdere e molto da andare a vincere fino al termine delle stagione. E quindi respira Mire, Perché quello che oggi ti sembra così triste, da domani sarà uno splendido ricordo che porterai nel cuore per tutta la vita. Miralem ❤️ #FinoAllaFine

A post shared by Miralem Pjanić (@miralem_pjanic) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"