Fanella dhe goli i minutës së 90-të, Donaruma objekt talljesh në rrjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 9:29

Fanella dhe goli i minutës së 90-të, Donaruma objekt talljesh në rrjet

Pak kohë më parë, Xhanluixhi Donaruma pati postuar një fotografi me një bluzë ku shkruhej: “Je më e bukur se një gol në minutën e 90- të”. Në atë periudhë dedikimi ishte me sa duket për një vajzë, por që pas ndeshjes së djeshme, për interistët ka marrë një kuptim tallës.

Icardi.Donnarumma.Inter.Milan.2018.19.750x450

Në fakt, menjëherë pas ndeshjes, shumë tifozë zikaltër kanë postuar fotografinë në fjalë, sepse ishte portieri i Milanit, me daljen e tij të pastudiuar që i hapi portën Mauro Ikardit për golin që i dhuroi Interit derbin.

cattura-4

Xhixho është vetëm 19 vjeç dhe me shumë gjasa gabimi i një nate më parë do ta ndihmojë të rritet për sa u përket paraqitjeve në fushë, teksa për postimet e tij me siguri që në të ardhmen do të mendohet dy herë përpara se të publikojë ndonjë detaj që mund t’i kthehet në bumerang, ashtu siç ndodhi me fanellën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"