“Fanela jonë rëndon shumë”, futbollisti i Elbasanit: Çështje kohe rikthimi në nivele të larta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 22:42

“Fanela jonë rëndon shumë”, futbollisti i Elbasanit: Çështje kohe rikthimi në nivele të larta

Elbasani synon të jetë plotësisht gati për nisjen e kampionatit. Shorti i ka rezervuar që në start një kundërshtar që këtë sezon ka bërë shumë përforcime dhe që pretendon Superioren, Egnatian. Ky fakt vetën sa i motivon më shumë verdheblutë, nuk i frikëson. Kështu shprehet për “Panorama Sport” mesfushori elbasanas, Serxhio Bajrami, 21-vjeçari i dalë nga akademia dhe që prej dy sezonesh luan me ekipin e parë.
36321563_700067633668359_253993529682952192_n
Sipas tij, Elbasani është një klub që ka “stof” dhe këtë do ta tregojë edhe sezonin e ri. “Elbasani është një ekip tradite dhe fanella i rëndon shumë, pavarësisht se prej disa sezonesh nuk është aty ku i takon. Nuk do të jetë e largët dita kur do ta shohim në të tjera nivele dhe besoj se është thjesht çështje kohe. Për sezonin e ri jam i bindur që do të jetë shumë më i mirë se i kaluari. Po presim nisjen e kampionatit për të treguar veten. Kalendari na vë javën e parë përballë Egnatias, që e respektojmë, por vetëm kaq. Do luajmë për maksimumin, për ta nisur sezonin me këmbën e mbarë”, u shpreh mesfushori elbasanas, i aktivizuar në 13 takime kampionatin e kaluar.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"