Familja në radhë të parë për Ronaldon, ylli portugez argëtohet me katër fëmijët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 13:49

Familja në radhë të parë për Ronaldon, ylli portugez argëtohet me katër fëmijët e tij

Kristiano Ronaldo ka një karrierë të jashtëzakonshme. Por kjo nuk e ndalon yllin e Juventusit që të kaloj kohë me familjen e tij.

cristiano-ronaldo-1

Madje ai duket se është shumë i dhënë pas fëmijëve dhe pjesën më të madhe të kohës pas stërvitjes e kalon me ata. Së fundmi, Ronaldo publikoi një foto me katër të vegjlit e tij, Kristiano Jr, 9 vjeç, Alanën dhe binjakët Evën e Mateon, 2 vjeç duke u larë në vaskë.

“Momente të lumtura me fëmijët e mi,”– shkruan Ronaldo në foton e adhurueshme. Dhe padyshim që pas fotos, edhe pse Kristianos nuk e tregoi, qëndron partnerja e tij  Xhorxhina Rodriguez. Nuk dihet ende statusi i çiftit. Në nëntor, u raportua se futbollisti dhe partnerja e tij u martuan në një ceremoni të fshehtë në Afrikën e Veriut.

xhorxhina ronaldo1

Gjithashtu në janar, thashethemet u nxitën akoma më shumë pasi, modelja ju referua Kristianos si “bashkëshorti i saj” në një postim për ditëlindje.

Ronaldo dhe Xhorxhina ndajnë shpesh me fansat momente nga jeta e tyre private duke treguar se janë shumë të dhënë pas familjes. Ata janë prindër të një vajze, Alanës. Ndërsa Kristiano ka tre fëmijë të tjerë të ardhur në jetë me nënë surrogate. Por pavarësisht se nuk janë fëmijët e saj biologjikë, modelja i trajton gjatë gjithë kohës si të tillë dhe kujdeset shumë për ta.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"