“Familja ime nuk ka lidhje, më sulmoni mua”, Imobile sulmohet nga tifozët e Lacios. Në kampin bardhekaltër, atmosferë e rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 12:43

“Familja ime nuk ka lidhje, më sulmoni mua”, Imobile sulmohet nga tifozët e Lacios. Në kampin bardhekaltër, atmosferë e rëndë

Atmosfera te Lacio duket se është përkeqësuar pas humbjes së fundit në kampionat me Sasuolon 1-2.
imobile gol penaltti
Sipas mediave italiane, pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes së klubit bardhekaltër janë ngritur tonet mes lojtarëve pasi ekipi po dështon prej tre ndeshjesh radhazi të fitojë. Ndërkohë, mësohet futbollisti kryesor i ekipit të Simone Inzagit, Çiro Imobile është sulmuar me mesazhe ofenduese nga tifozët e Lacios për shkak të paraqitjeve zhgënjyese në takimet e fundit.

Kryegolashënuesi i kampionatit italian reagoi i indinjuar në rrjetin social “Instagram” duke kërkuar që “familja e tij të mos cënohet”. Ndër të tjera, Imobile shton se “ndoshta disa persona harrojnë sa shumë ka dhënë në të kaluarën Imobile”.

“Familja ime nuk ka lidhje fare me gjithë këtë histori. Nëse ju pëlqen, më sulmoni mua personalisht. Ndoshta ka ndonjë që harron shpejt se çfarë kam bërë unë”, shprehet Imobile në rrjetet sociale.

Me titullin tashmë akoma më larg, Lacio rrezikon edhe vendin e dytë në kampionatin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"