Falsifikonin fanellat e Kombëtares shqiptare, mbyllet fabrika

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 2, 2016 | 13:47

Falsifikonin fanellat e Kombëtares shqiptare, mbyllet fabrika

Policia italiane ka zbuluar në Bergamo një fabrikë e cikla furnizonte tregun me fanella të falsifikuara të klubeve dhe kombëtareve të ndryshme, mes të cilave edhe atë të Shqipërisë.

maglie-albania-macron

Sipas informacioneve të Guardia Di Finanza të Xhenoas, e cila mbikëqyri aksionin, në momentin kur u bë ndërhyrja në fabrikë, po prodhoheshin sasi të mëdha të fanellës së Italisë së Graciano Pele, pasi i jepej prioritet sukseseve të momentit.

Gjatë ditëve të fundit kjo fabrikë kishte prodhuar sasi të konsiderueshme të fanellave të Shqipërisë, Uellsit, Islandës, Francës, Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë.

Policia ka konfirmuar se për falsifikimin dhe riprodhimin e palejuar të materialeve sportive janë arrestuar dy shtetas italianë të cilët administronin këtë fabrikë.





www.minuta90.com