“Falenderoj Hysen Dedjen, por kemi një projekt të ri”, Suad Lici: Nuk di ta jap vetëm rrogat, s’kam nevojë të jem kukull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 12:29

“Falenderoj Hysen Dedjen, por kemi një projekt të ri”, Suad Lici: Nuk di ta jap vetëm rrogat, s’kam nevojë të jem kukull

Administratori i Vllaznisë Suad Lici ishte i praniëshëm gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Vllaznisë Matko Djarmati. Lici falenderoi ish-trajnerin Hysen Dedja për punën e bërë, por shtoi se klubi shkodran ka tashmë një projekt të ri.
suad-lici-foto
I pyetur nëse është mënjanuar nga sponsori i ri Alban Xhaferri, Lici u shpreh se nuk ka kurrfarë xhelozie përderisa ka persona që duan të kontribuojnë te Vllaznia. Ai shtoi se nuk ka nevojë “të jetë kukull”.

“Dua të falenderoj ish-drejtorin Engin Firat që erdhi në një moment të vështirë kur ndodheshim në Kategorinë e Parë.. Vllaznia bëri një hap, pavarësisht vështirësive së organizmit të sezonit të kaluar Jemi organizuar për 10 ditë. Për 3 faza kemi qenë në rregull, pastaj ndodh COVID-19. Ekipi nuk bëri 3 muaj stërvitje. Më pas erdhi trajneri Dedja. Dua ta falenderoj dhe atë, por tani kemi një projekt tjetër. Klubi duhet të jetë i angazhuar me sponsorin në mbështetjen e Matkos dhe arritjen e objektivave për këtë vit, kemi mundësi për të bërë zgjedhje më cilësorë dhe të jemi korrektë me pagesat. Jo se skemi qenë, por ndikuan dhe procedurat burokratike.

Përgjegjësia – Është herë e parë në 7-8 vitet e fundit, po të doni shikoni dhe statistika kur vllaznia merr 46 pikë pa asnjë lloj ndihme. Ndikuan shumë faktorë më pas në rënie, COVID-19. Ekipet e tjera u stërvitën, ne jo. 5 muaj lojtarë mbetën pa u paguar për shkak të moskalimit të pasqyrave financiare. Jemi shumë mirë në kohë ndryshe nga vjet për emërimin e trajnerit.
suad-lici-foto
Nuk jam xheloz për sponsorin e ri. Ka propozuar për emra, me trajnerin akoma nuk kemi finalizuar marrëveshjen. Nuk është mirëpritur veëtm Albani, por të gjithë ata që duan të kontribuojnë këtu Shkodra dhe Vllaznia vijnë të parat, pastaj ne.

Kam dhënë prova se nuk di të japë vetëm pagat. Sa për kukull nuk kam nevojë për pozicion, për kukull mund ta bëhet dikush tjetër, u shpreh administratori i Vllaznisë Suad Lici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"