“Falenderoj Dejvi Bregun për asistitn e mrekullueshëm”, Lorenco Vila: Martini ma kërkon shumë këtë veprim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 15:41

“Falenderoj Dejvi Bregun për asistitn e mrekullueshëm”, Lorenco Vila: Martini ma kërkon shumë këtë veprim…

Lorenco Vila, ishte heroi i Teutës në triumfin 0-1 ndaj Tiranës. Talenti durrsak realizoi një gol fantastik në pjesën e parë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai foli shkurtimisht, duke u shprehur:

bandicam 2021-02-20 15-37-26-509

“Jam shumë i lumtur për golin, por më i lumtur jam për 3 pikët. Falenderoj gjithë ekipin, në veçanti Dejvi Bregun, për atë asist të mrekullueshëm që më dha.

Ai e kuptoi lëvizjen time dhe më dha një top të shkëlqyer. Trajneri Martini ma kërkon shumë këtë veprim që të futem mes 2 qendërmbrojtëseve.

Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi marrë 3 fitore radhazi. Duhet të harrojmë ndeshjen me Tiranën dhe të jemi të vëmendshëm në 2 ndeshjet që vijnë”, u shpreh Vila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"